Alarmohen skuadrat e mëdha, Eriksen nuk vazhdon kontratën me Tottenhamin

Tottenham Hotspur nuk po arrin ta bind yllin e tyre Christian Eriksen për të vazhduar kontratën.

Mesfushori 26-vjeçar është duke kaluar stinorin e tij të gjashtë në Londër me fanellën e Spurs që nga transferimi në vitin 2013 nga Ajax.

Kontrata aktuale e Eriksenit me Tottenham skadon në verën e vitit 2020 dhe klubi anglez po këmbëngul për një kontratë të re.

Por Tottenham nuk po e ka të lehtë arritjen e një marrëveshje për një kontratë të re me yllin e tyre.

The Sun ka raportuar se Eriksen ka refuzuar vazhdimin e kontratës edhe për pesë vite të tjera.

Shkak për këtë refuzim besohet se është paga e lojtarit e cila nuk është rritur sa duhet.

26-vjeçari aktualisht fiton vetëm pesë milionë euro në stinor dhe beson se në skuadra tjera do të fitonte edhe më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *