Guardiola: Klubi i Barcelonës duhet të luajë një rol të rëndësishëm në procesin katalanas

Situata politike në Katalonjë është delikate, ndërsa Pep Guardiola i ka bërë thirrje ish-klubin të tij, Barcelonës që të luajtur një rol udhëheqës në këtë proces.

Vitin e kaluar, rajoni u përpoq të shpallte një status të pavarur.

Trajneri ishte për një ligjëratë në  Universitetin e Liverpoolit, ku foli për këtë çështje.

“Natyrisht, Barcelona duhet të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Është e pamundur të kuptojmë Barcelonën pa e ditur se çfarë ka ndodhur në Katalonjë në të kaluarën”.

“Është e pamundur, por e kuptoj që nganjëherë duke qenë në bord apo duke qenë president, duke qenë në pushtet, do të thotë që duhet të menaxhoni situatën”.

“Ndonjëherë, kjo nuk është e lehtë, por nuk mund ta mohoni që Barcelona është shumë e rëndësishme me identifikimin me gjuhën dhe kulturën tonë”.

“Vite më parë, në Valencia, Guus Hiddink, i cili është një nga trajnerët më të mëdhenj në histori, ndaloi një ndeshje sepse ai pa flamuj nazistë në turmë”.

“Ai tha se nëse ato flamuj me swastika nuk largohen atëherë ata nuk do të luajnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *