Milani synon transferimin e Godinit si lojtar i lirë

Milani është rreshtuar pas qendërmbrojtësit të Atletico Madridit, Diego Godin, të cilin e do për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi uruguaian është jashtë kontratës në fund të sezonit, dhe deri më tani nuk ende ka asnjë marrëveshje për një zgjatje.

Situata e tij te klubi spanjoll ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve tij.

Ai u kërkua nga Manchester Unitedi gjatë verës, por hodhi poshtë një veprim të tij në Ligën Premier.

Diego Godin (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)
Kjo pasi Godin thuhet se dëshiron të përpiqet të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve, pasi këtë sezon luhet në stadiumin e tyre Wanda Metropolitano.

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, drejtori teknik i Rossonerëve, Leonardo, tashmë është duke lëvizur për të siguruar Godinin për sezonin e ardhshëm.

32-vjeçari është një qendërmbrojtës me përvojë dhe është ideal për Milanin, pasi ai do të arrinte si një transferim i lirë, duke pasur kështu një efekt të papërfillshëm në Fair Play Financiarit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *