Neymar përgatit largimin nga PSG dhe rikthimin te Barcelona

Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar ëshë gati për tu larguar nga klubi francez në favor të një rikthimi te ish-skuadra e tij, Barcelona.

Ylli brazilian u largua nga Camp Nou në verën e vitit 2017 për një shifër transferimi rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, që nga largimi i tij nuk janë ndalur asnjëherë thashethemet rreth të ardhmes së tij, ku shumë skuadra duan ta kenë në organikën e tyre.

Kohëve të fundit, Neymar është lidhur me një rikthim në Camp Nou te Barcelona dhe një gjë e tillë mund të bëhet realitet.

Neymar (Foto: Getty Images)
Sipas disa burimeve nga Goal.com, Neymar është duke bërë presion për një largim nga Parc des Princes në favor të një rikthimi te Barcelona.

Edhe klubi i madh katalunas thuhet se është në linjë për ‘Operacionin Neymar’, pra rikthimin e yllit brazilian në Camp Nou.

Goal.com raporton gjithashtu se Barcelona veçse ka filluar kontaktet me kampin e ish-yllit të tyre dhe janë në proces të bisedimeve.

Neymar është i palumtur te PSG, sidomos pas raporteve jo të mira me Edinson Cavanin dhe dëshira e shprehur publikisht e drejtorit të Barçës, Pep Segura, për ta rikthyer lojtarin, thuhet se e ka bindur sulmuesit ta bëjë një gjë të tillë realitet. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *