Tolgahan Sayisman dhe Hande Ercel përballen me momente të paparashikuara gjatë xhirimit të serialit..

Loading...

Tolgahan Sayisman dhe Hande Ercel, dy aktorë të njohur tashmë për publikun shqiptar, vazhdojnë xhirimet e serialit “Perla e zezë”. Megjithatë, gjatë xhirimeve në Stamboll, jo çdo gjë ka shkuar siç pritej. Duke qenë se po xhirohej në një ambient shumë të njohur, në një qendër tregtare, kanë qenë të shumtë fansat që janë mbledhur për të takuar dy aktorët, ç’ka ka vështirësuar xhirimet e serialit.

Jo vetëm kaq, por edhe shitësit e dyqaneve të qendrës tregtare, kanë dal jashtë për të parë dy aktorët.

Hande Ercel u bë e njohur në Shqipëri për shkak të serialit “Jetë”, i cili ka pak ditë që ka përfunduar transmetimet në Tring.

Edhe Tolgahan Sayisman e kemi parë të interpretojë si Jigit në serialin “Mos u dorëzo”. Megjithatë, aktori 35 vjeçar njihet edhe si bashkëshorti i ish Miss Shqipërisë, Almeda Abazi. Ata u martuan në shkurt të këtij viti në Los Angelos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *